Policia ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit të Agim Gjatës 49-vjeç sot nga RENEA në Vaun e Dejës.
Ai ishte në kërkim dhe ishte cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për shkak të rekordeve të theksuara kriminale, në fushat e krimeve ndaj personit dhe të armëmbajtjes pa leje.
Por sot u prangos në kuadër të operacionit të koduar “Neutralizimi”.
Si u arrestua?
Pas informacioneve në rrugë operative dhe ndjekjes, RENEA dhe policia lokale i rrethuan shtëpinë në Vaun e Dejës duke i bërë thirrje që të dilte dhe të dorëzohej.
Por Gjata është përgjigjur me kallash duke hapur zjarr me breshëri kundër RENEA-s.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga radhët e RENEA-s. 49-vjeçari në kërkim për armëmbajtje pa leje, i dënuar më parë për vrasjen e Ndoc Çelikut në 2011 në fund u prangos.
Luftë në Shkodër, policia i rrethon shtëpinë! Krimineli qëllon drejt RENEA-s me kallash
RENEA i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe gjatë kontrollit, i ka gjetur dhe sekuestruar 49-vjeçarit edhe një armë zjarri tjetër pistoletë dhe një palë dylbi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.