-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrjedhja e gazit në Porto Romano, raporti: 5 shkeljet e kompanisë “Gaspower”

Kryesoret

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka publikuar një raport një ditë pas rrjedhjes së gazit dje në një depozitë në Porto Romano duke shkaktuar frikë dhe panik te banorët e zonës dhe fëmijët që u larguan me shpejtësi.

Në raport theksohet se cisterna ku u konstatua rrjedhja është e kompanisë “Gaspower”. Kjo cisternë sipas ISHTI-it nuk kishte kontrollet e duhura, madje as miratim për transport mallrash të rrezikshëm.

Pesë janë shkeljet e konstatuara nga cisterna e automjetit. Ky është përfundimi në të cilin kanë dalë hetimet e Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial.

Në lidhje me dokumentacionin tekniko-ligjore të çisternës  së GLN-s të  automjetit rezultojnë këto mangësi:

1 – Certifikatë konformiteti  e cisternës e cila lëshohet nga nje Organ i miratuar.

2 – Certifikatë e miratimit për mjetet që transportojnë  disa mallra të rrezikshëm  e cila lëshohet nga nje Organ i miratuar (ADR).

3 – Certifikatë për transportin  e mallrave të rrezikshëm  e cila lëshohet nga Drejtoria e Transportit Rrugore.

4 – Policë për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj palëve të treta.

5 – Certifikatë e kalibrimit të sasisë të cisternës  së GLN-s.

Në fund, ISHTI nuk merr masa, por jep vetëm detyra. “Subjektit Gaspower AL sha u la detyrë që të merren masa  për boshatisjen e menjëhershme të çisternës  së GLN-s,  për pastrimin e territorit, monitorimin e çisternës  së GLN-s si dhe ambientit për qark.

Çisterna  e GLN-s të  automjetit nuk duhet të përdoret pa u pajisur me të gjithë dokumentacionin tekniko  ligjor” thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit