-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi thirret në SPAK për inceneratorët: Hetimi po përparon

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Ai dha sqarime si person që ka dijeni për dosjen e inceneratorëve, pasi depozitoi kallëzimin në emër të PD-së dy vite më parë. Deputeti u shpreh se SPAK po përparon, por nuk ka plotësuar pritëshmëritë e tij.

Për të tre inceneratorët. Sot isha si kallëzues për inceneratorin e Elbasanit, që mesa duket është duke përparuar. Kam konfirmuar kallëzimin e bërë në emër të PD-së dhe gjej rastin të inkurajoj SPAK-un për të përfunduar hetimet dhe për të çuar përgjegjësit para drejtësisë.

Për inceneratorin e Tiranës nuk ka asnjë zhvillim. E përsëris, i kemi thënë besim SPAK-ut, duhet të kthejë pas besimin. Qytetarët presin rezultate konkrete. Kjo është një aferë e pastër korruptive.

Është procedurë normale, ligjore, që kallëzuesi duhet të japë deklarimet e tij mbi kallëzimin e bërë. Kam kërkuar të merret në cilësinë e provës edhe gjetjet e komisionit hetimor për inceneratorët.

Ka pasur një shtesë në kallëzim nga PD dhe kam kërkuar nga SPAK që edhe materialet dhe konkluzionet të jenë pjesë e dosjes. Sa i përket personave të kallëzuar, fillon nga Edi Rama dhe deri te nëpunësit që kanë firmosur. SPAK nuk ka shkuar te pritshmëritë e mia” tha ai.

Një koment për paktin Berisha-Meta? “Nuk e di pse e lidhni me SPAK-un? Nuk kam asnjë koment” tha ai duke u larguar me buzëqeshje.

Dje në prokurorinë e posaçme u paraqit Monika Kryemadhi, që dorëzoi prova të tjera për këtë çështje të nxehtë, që pas hekurave ka çuar ish-ministrin Lefter Koka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit