-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Po nisemi për protestën e 12 nëntorit

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e mbylli fjalimin në Konventë me thirrjet për protestën e 12 nëntorit që do të zhvillohet në Tiranë. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

“Përballë kemi një sfidë tepër të rëndësishme politike dhe elektorale, siç janë zgjedhjet lokale të 14 Majit. Është fakt që pluralizmi në pushtetin vendor nuk ekziston dhe kontrolli dhe llogaridhënia është zero.

Është fakt gjithashtu që abuzimi dhe korrupsioni me taksat e qytetarëve i ka kthyer bashkitë Rilindase në bordero patronazhistësh të cilat po i falimentojnë financiarisht e nuk afrojnë më as shërbimet më bazike për qytetarët.

Në këtë përballje nuk jemi të vetëm, por do të kemi me vete edhe të gjithë socialistët e ndershëm që shohin drejtorët e pangopur të Rilindjes, që mbushin xhepat e tyre dhe i kanë harruar socialistët e ndershëm që mezi kalojnë muajin me rrogat dhe pensionet e tyre.

Partia e Lirisë dhe Opozita e Bashkuar e di se ka përballë një regjim totalitar dhe monist që ka uzurpuar të gjitha pushtetet… ..përveç njërit –  “pushtetin e lirisë”

Simboli i asgjësimit të pushtetit lokal, të korrupsionit dhe të shkatërrimit të qytetit për interesat e errëta, sic ishte dhe rasti i shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar, mbetet Tirana dhe kryetari i Bashkisë së saj.

Tirana është kthyer në një kurth betoni dhe stresi, trafiku dhe humbje kohe pafund, ku korrupsioni vret shëndetin dhe jetën e fëmijëve, të moshuarve dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës.

Të nisemi drejt 12 nëntorit, ditës së protestës kombëtare që na pret. Ne jemi popull shqiponjash dhe nuk ka sorrë rilindje që na tremb. Të nisemi drejt 14 majit. Jemi të kënaqur që jemi të angazhuar edhe me PD-në për ta bërë referendumin një realitet” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit