Komandot e Marinës Britanike kanë sekuestruar 24 milionë paund kokainë gjatë një bastisjeje dramatike që përfundoi në copëzimin e gomones së bandës narkotike.
Transporti 400 kg i drogës u zbulua nga anija patrulluese “HMS Medway” në Karaibe gjatë një operacioni të përbashkët me Rojet Bregdetare të SHBA.
“Medway” goditi anijen e bandës së drogës gjatë një ndjekjeje të tensionuar pranë Republikës Dominikane përpara se një ekip me ushtarë specialë të hipte në gomone dhe të arrestonte tre kontrabandistët.
Më pas, pasi zbuloi kokainën, ekipi i “Medway” fundosi gomonen. Është hera e dytë këtë muaj që komandot britanike kanë nuhatur kontrabandistët e drogës në ujërat ndërkombëtare.