Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në Igumenicë, në kufirin greko-shqiptar.
Një kamion me 59 kg kanabis është gjetur nga policia. Brenda tij ndodhej dhe shoferi, i cili ishte vrarë.
Në raportimet e para, autoritet kanë bërë me dije se shoferi ishte grek dhe se dy persona të tjerë tentuan të vidhnin ngarkesën prandaj dhe e vranë.
Deri më tani raportohet se shtetas grek ka rënë në pranga, ky i fundit së bashku me një bashkëpunëtor ka tentuar të çajë kamionin me qëllim marrjen e drogës.
Është sekuestruar dhe një automjet që është përdorur nga të dyshuarit si dhe një shumë prej 2100 euro.
Policia po bashkëpunon me autoritet greke për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.