-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si u arratisën? Harta, “molla e sherrit” dhe çelësi i vrasjes te “Kodra e Diellit”

Kryesoret

Po bëhen 48 orë dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen mbrëmjen e së dielës te “Kodra e Diellit”. Briken (Skerdilajd) Sanaj 39-vjeç është viktima. Ai u qëllua një nga person poshtë residencës. Sapo ishte kthyer nga një dasmë në Lezhë.

Futi makinën në garazh, familja u ngjit në apartament dhe ai zbriti për të takuar disa shokë në lokal. Por në rrugë i kishin zënë pritë duke  e qëlluar për vdekje. Dy persona e dërguan në spital, por ndërroi jetë rrugës. Autorët ende nuk janë arrestuar.

Sanaj u nxor në pritë? Dyshimi dhe dy pistat e hetuesve, shokët: Nuk dimë asgjë

Mbi 20 persona janë të shoqëruarit nga dje dhe sot, por në pranga ende nuk ka asnjë. Pas krimit, autorët, killeri dhe shoferi me makinën tip “Benz” u larguan në drejtim të Qafës së Kasharit ku e dogjën bashkë me kallashin brenda.

“Çelësi” që mund të çojë hetuesit te vrasësit janë kamerat e sigurisë së rezidencës, por edhe rrugës që të çon aty dhe drejt Kasharit, gjatë gjithë itinerarit që ndoqi makina.

Dyshimet janë te ndonjë konflikt i çastit ose hakmarrje për një konflikt të vjetër të ndodhur në 2010. Por çfarë ndodhi asokohe? Familja Sanaj kishte pasur një konflikt me një familje tjetër në Lezhë.

Në vitin 2010 familja Sanaj ka pasur konflikt me familjen Kola për shkak të ngacmimit të një vajze. Konflikti u ashpërsua dhe vëllai i vogël i Briken Sanajt plagosi një prej djemve të familjes Kola.

E ndoqën si hije dhe i futën plumbat! Lotët e mikut: Ma këpute shpirtin….

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit