Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët listoi disa nga arsyet se përse shqiptarët po largohen drejt Britanisë së Madhe.
Zgjedhjet e vjedhura, trafiqet, vjedhja e fondeve, korrupsioni, drejtësia, varfëria, etj, janë disa prej arsyeve, që sipas kryetarit të PD-së, po largon qytetarët drejt emigracionit.
Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të mos largohen, por të ngrihen për të larguar Edi Ramën nga pushteti duke filluar nga protesta e 12 nëntorit.