-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat në Iran, Biden: Mos u shqetësoni, do ju çlirojmë

Kryesoret

Presidenti i SHBA-së Joe Biden u tha mbështetësve në një tubim parazgjedhor që të mos shqetësohen sepse SHBA-ja do të “çlirojnë Iranin”.

“Mos u shqetësoni, ne do të çlirojmë Iranin”, tha Biden të enjten në Kaliforni, gjatë një tubimi të fushatës demokrate për zgjedhjet e ardhshme afatmesme të 8 nëntorit në SHBA.

Ai shtoi: “Ata do të lirohen së shpejti”. Biden e tha këtë ndërsa mbështetësit e tij në turmë mbanin celularë që shfaqnin mesazhin “Irani i lirë” me shkronja të mëdha.

Administrata b po përballet me kritika në rritje nga aktivistët iranio-amerikanë, të cilët po i bëjnë thirrje Shtëpisë së Bardhë të braktisë përpjekjet për rinovimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit për shkak të protestave në këtë vend që autoritetet po i shtypin me dhunë, vlerëson agjencia amerikane.

Protestat në Iran filluan në shtator, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit