Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, kandidat në “Primaret” brenda partisë më të madhe të opozitës që synon të përballet me Erion Veliajn për bashkinë e Tiranës nga foltorja e Kuvendit, ku foli për buxhetin kishte një kërkesë për SPAK-un.
Ai i kërkoi prokurorisë që të marrë në pyetje kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj për inceneratorët.
“11 mln euro nga ky buxhet janë përcaktuar për pronarët e inceneratorëve. Inceneratori i Tiranës i ka pronarët në arrati, për të cilin SPAK ende vijon të mos thërrasë kryetarin e bashkisë Tiranë që i hapi rrugën kësaj afere korruptive” tha ai.
Një tjetër goditje për Veliajn e kishte edhe për taksat. “Erion Veliaj e ka rritur 10-fish taksën e ndërtimit. Prandaj është e pamundur për të rinjtë për blerjen e një apartamenti” tha ai.