-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thikë Kokoneshit, deputeti i PD: Është hajdut, socialistët po qëllojnë njëri-tjetrin

Kryesoret

Deputeti i PD-së i zgjedhur në qarkun e Fierit, Luan Baçi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Divjakë ku u qëllua me thikë kryetari i Bashkisë. Sipas tij, ngjarja ndodhi për shkak se Kokoneshi është i korruptuar.

Vazhdojnë kryetaret e bashkive, të godasin njeri tjerrin, me bomba dhe me thika, ashtu si ne Lushnje, ku kryetari u godit me granata ne zyrën e tij dhe tani  është ne burg për korrupsion! Edhe ne Divjakë sot, kryetari i emëruar dhe i kontestuar forte nga banoret, për mënyrën e drejtimit dhe i akuzuar shpesh here për korrupsion, goditet me thikë nga pjesëtar të ekipit të tij dhe mazhorances qe përfaqëson!

I futën thikën! Drejtoresha e spitalit flet për “5pyetjet.al”: Kokoneshi u qëllua në shpinë

Vjedhjet, padrejtësitë, abuzimet, arroganca e këtyre viteve, si ne pushtetin qendror dhe atë vendor, ku çdo gjë është ne dorën e tyre, kane bere qe situata të jete jashtë kontrollit dhe ti bëjnë gjyqin njeri tjetrit vet! Gjithsesi i uroj shërim të shpejte z. Kokoneshi, me shpresën, qe drejtësia të veproj shpejte dhe të vihen para përgjegjësisë ligjore fajtoret, duke pasur parasysh, shkaku dhe pasoja!

Këta janë kryetaret qe ka emëruar KM, të pa zgjedhur, të pa votuar nga qytetaret, janë thjesht hajdut të bandës se KM! Ne 12 Nëntor, nesër ne orën 16.00. të gjithë ne shesh, për ti shporrur njëherë e mire dhe ti shpëtojmë të mos vrasin njeri tjetrin”, shkruan deputeti i Fierit, Luan Baçi.

FOTO/ Ky është autori që tentoi të vrasë me thikë kryetarin e bashkisë Divjakë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit