Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur me thikë në bark mbrëmjen e djeshme në Greqo, pas një sulmi nga një bashkatdhetar rreth 35 vjeç.
Policia po kryen hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili pas ngjarjes është larguar nga zona me një makinë gri për të shmangur arrestimin.
Sipas informacioneve se dy shqiptarët janë komshinj me njëri-tjetrin.
Sherri ka shpërthyer dje jashtë lagjes dhe sipas informacioneve, shkak i mosmarrëveshjes është bërë një magazinë, të cilën viktima dhe autori e kanë bashkërisht.
Bashkëshortja e të plagosurit, në gjendje paniku, e ka dërguar vetë të plagosurin në spitalin e Volos , me makinën e saj.
Policia është njoftuar për ngjarjen nga Spitali i Volos dhe ka shkuar menjëherë në Achillopoulio për të mësuar nga pacienti dhe bashkëshortja e tij se çfarë ka ndodhur saktësisht./Protothema









