Ditën e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka zyrtarizuar kandidaturën në primaret e PD në Elbasan.
Në një deklaratë për mediat ai tha se i ka borxh qytetit të Elbasanit për t’i sjellë një jetë më të mirë. Dhe se është në luftë me Ramën dhe korrupsionit.
“Kjo kandidaturë mban vulën e qyfterëve të Elbasanit të kolegëve të mi pedagogë. Të rinjtë dhe të rejat. Çdo sukses i imi ka vulën e mira demokratëve që nuk kanë reshtur të më mbështesin.
Këtij qyteti i kamë shumë borxhe. I kam borxh suksesin. I kemi borxhe fermerëve. I kemi borxh prindërve tanë. I kam borxh çdo prindi në qytetin e Elbasanit.
E di shumë mirë që beteja ime nuk është e lehtë, beteja ime është me Edi Ramën, me korrupsionin, me paratë e pista”, tha Boçi.
Gjithashtu Boçi tha se aktualisht ai është i vetmi kandidat për primaret e PD-së në Elbasan.
Në dijeninë tim tani për tani unë rezultoj të jem kandidati i vetëm në Bashkinë e Elbasanit. Nuk është merita ime, as e PD-së është merita e bashkëpunimit me peronat që e meritojnë po sa unë kandidaturën.