-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Varhelyi: BE duhet të forcojë lidhjet me Ballkanin Perëndimor

Kryesoret

Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi është shprehur se forcimi i lidhjeve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është bërë i domosdoshëm.

Varhelyi tha se rajoni duhet të marrë parasysh mundësitë e reja që i jep fakti se shumë kompani perëndimore po zhvendosin prodhimin e tyre.

Ai vuri në dukje se Evropa dhe rajoni janë në një moment kritik, kur qeveritë janë të detyruara të miratojnë paketa stimuluese për të ndihmuar qytetarët për shkak të luftës në Ukrainë, e cila po nxit inflacionin global.

Bankat qendrore, siç shpjegoi ai, kanë rritur normat e interesit në përgjigje të inflacionit, kështu që tashmë qeveritë dhe kompanitë po përballen me norma të larta interesi, në një kohë kur kostot janë rritur.

“Dhe nevojiten më shumë shpenzime për të luftuar ndryshimet klimatike, si dhe për të investuar në siguri.” Situata i vë bankat qendrore para një dileme nëse masat e tyre rrezikojnë të shkaktojnë recesion dhe rrjedhimisht turbulenca politike”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit