Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritet italiane. Ai është kapur në flagrancë me 1 kilogram marijuanë dhe disa doza kokainë, si dhe mbante me vete një pistoletë dhe disa municione të tjera.
Mediat italiane kanë shkruar se teksa ishte në makinë, ai frenoi papritur dhe policia vendosi të hetojë kontrollet.
Në xhepin e pantallonave iu gjet një gram kokainë. Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, iu gjetën edhe tre-katër doza kokainë, rreth njëqind gramë marijuanë dhe arma. Arma ishte e kalibrit 6, e mbushur dhe me një plumb në tytë.









