Kryeministri Edi Rama ka reaguar për raketat ruse që goditën një fshat polak dhe ku humbën jetën 2 persona.
Me anë të një postimi në Twitter, Rama tha se Polonia ka mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë.
“Mateusz Morawiecki, Shqipëria është seriozisht e shqetësuar për lajmet mbi shpërthimet në Poloni. Ju keni solidaritetin dhe mbështetjen tonë”, i ka shkruar Rama kryeministrit polak.
https://twitter.com/ediramaal/status/1592609259195625474?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1592609259195625474%7Ctwgr%5E6f9d41a72c3d0ee22af26229777d1fa61536bf70%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fraketat-ruse-ne-poloni-reagon-kryeministri-rama-keni-mbeshtetjen-tone%2F
Kujtojmë se dy raketa ruse ranë në një zonë të territorit polak, pranë kufirit me Ukrainën gjatë ditës së sotme dhe u morën jetën dy personave.
Ndërkohë Rusia e mohoi autorsinë e sulmeve mbi territorin polak. Reagime lidhur me këtë çështje erdhën edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO, të cilët u shprehën të gatshëm për të mbrojtur çdo pëllëmbë të aleancës nëse do të jetë nevoja.