-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat, Irani fajëson Izraelin dhe Perëndimin: Po bëni komplot

Kryesoret

Irani akuzoi të enjten Izraelin dhe shërbimet e inteligjencës perëndimore se po komplotonin për të nisur një luftë civile në Republikën Islamike, tashmë të përfshirë nga protestat më të mëdha antiqeveritare që nga revolucioni i vitit 1979.

“Shërbime të ndryshme sigurie, Izraeli dhe disa politikanë perëndimorë që kanë bërë plane për luftë civile, shkatërrim dhe shpërbërje të Iranit duhet të dinë se Irani nuk është Libia apo Sudani”, shkroi në Twitter ministri i jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian.

Teherani akuzon kundërshtarët perëndimorë për nxitjen e trazirave në vend, të cilave u janë bashkuar iranianë nga të gjitha sferat e jetës që nga vdekja e Mahsa Aminit më 16 shtator. Gruaja me origjinë kurde vdiq ndërsa ishte në paraburgim pasi policia e arrestoi për dyshimin se kishte shkelur kodin e rreptë të veshjes islame.

Agjencia e lajmeve “HRANA” tha se 362 persona ishin vrarë gjatë protestave dymujore, përfshi 56 të mitur. Gjithashtu raportohet se 56 anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë, ndërsa 16.033 persona janë arrestuar.

Media shtetërore iraniane konfirmoi se koloneli i policisë Hassan Yousefi u vra me thikë të enjten në Sanandaj, një qytet në rajonin veriperëndimor të Kurdistanit./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit