Duket se mikrofoni i fikur nga nënkryetarja e kuvendit Ermonela Felaj, nuk e ka ndaluar kreun e PD-së Sali Berishën të mos mbajë fjalimin e tij.
Platforma e Mark Zuckenbergut, Facebook i dha mundësi atij të shprehte shqetësimet e tij.
“Fikeni sa të doni mikrofonin, por ja ku është mrekullia e Facebook-ut, e cila më lejon mua dhe çdo deputet të komunikojë me qytetarët e vetë me zgjedhësit e vetë,” tha Berisha, teksa salla e Kuvendit u boshatis dhe ishte vetëm Spiropali ajo që gjatë video ngriti dy gishtat teksa kreu i demokratëve po fliste.