Sekretari për Diasporën i PD-së Indrit Hoxha ka prezantuar sot kandidaturën në primare për Bashkinë e Vorës.
Hoxha gjatë fjalës së tij është shprehur se bashkia e Vorës, një bashki tradicionalisht e djathtë sot është e marr padrejtësisht nga socialistët të cilët po i privojnë elektoratit të saj real dhe qytetarëve shërbimet, vendimmarrjen një qeverisje vendore të denjë.
“Duke kërkuar votën e anëtareve dhe simpatizantëve në këtë zonë unë afirmoj vullnetin tim për të punuar me përkushtim për një fushatë model, për një fushatë të fuqishme, për një fushatë në mbrojtje të votës së lirë krahas kësaj me një program real zhvillimi të kësaj zone të bllokuar në procesin jetik të zhvillimit nga mafia, ndërthurja e interesave dhe nga pushteti socialist totalitar që ka zaptuar dhe falimentuar gjithçka.
Së bashku do ta çlirojmë Vorën nga kjo kapje!” është shprehur ai.