Ne shqiptareve nuk na duhet thjeshte te zevendesojme nje qeveri.
E kemi bere kete vazhdimisht, me shpresen se po largojme te keqen me te madhe. Por vazhdimisht kemi rene nga shiu ne bresher.
Ne duhet te largojme nje kaste politike te korruptuar, e bere njesh me nje kaste biznesesh klienteliste e oligarkike dhe nje kaste kriminelesh.
Nuk jane me shume se nje grusht njerezish qe kane hipotekuar sot token, detin, malet, ajrin dhe njerezit e mbetur te ketij vendi. Te ndare ne “tanet” dhe te “atyre”.
Por kjo nuk eshte nje gje e lehte, madje duket gati e pamundur praktikisht te ndodhe.
Sepse jane bashke Qeveri-Krim-Biznes(QKB), jo Qendra Kombetare e Biznesit.
Pjese e saj eshte padyshim edhe opozita, por gjithmone, ajo merr zyrtarisht permasat e te keqes kur merr pushtetin.