-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shansi i fundit para gjobave! Borrell: Nesër kam thirrur Kurtin dhe Vuçiçin

Kryesoret

Pas dy ditësh Kosova nis gjobat për targat. Shefi i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme Josep Borrell u shpreh sonte se ka thirrur në një takim urgjent kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për uljen e tensioneve.

“Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Mëngjesin e nesërm Kurti dhe Vuçiç do të jenë në Bruksel ku tema kryesore do të jenë targat. Faza e dytë e vendimit të shkallëzuar të qeverisë që është gjobitja që duhet të niste më 21 nëntor, por vendimi është shtyrë për një ditë duke u dhënë mundësi bisedimeve në Bruksel.

Kosova: Nga 22 nëntori nis gjobitja për shoferët me targa ilegale serbe

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit