Një zjarr ka rënë të hënën pasdite në një fabrikë në qytetin Anyang në Kinë.
Për pasojë kanë mbetur të vdekur 38 persona.
Sipas njoftimeve të Policisë, zjarri kishte filluar të hënën në Anzang rreth orës 16:22 (ora lokale) dhe u bë e mundur shuarja plotësisht e zjarrit rreth orës 23:00.
Në njoftim gjithashtu thuhet se policia ka arrestuar një person i cili dyshohet për vënien e zjarrit.
Ndërkohë dy persona të tjerë janë dërguar në spital për lëndime të lehta.