Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 16-vjeçare u raportua e zhdukur një javë më parë.
Policia të shtunën ka arrestuar një 21-vjeçar, si i dyshuar kryesor në këtë rast.
Ai dyshohet se ka dhunuar të miturën në një motel në Fushë Kosovë.
Prokuroria nuk ka dhënë më shumë detaje, pasi thotë se rasti ende është duke u hetuar.
Duhet theksuar se vetëm në periudhën janar-tetor të këtij viti, në Policinë e Kosovës janë raportuar 73 raste të ngacmimit seksual dhe 49 raste të abuzimit seksual.
Sipas organizatave joqeveritare, numri më i madh i viktimave janë vajza të moshës 13 deri në 16 vjeç.