-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Partia Komuniste largohu”! Shpërthejnë protestat në Kinë

Kryesoret

Protestat në Kinë kundër masave të rrepta Covid janë intensifikuar, me disa njerëz që shprehin publikisht zemërimin e tyre ndaj drejtuesve të Partisë Komuniste.

Mijëra protestues kanë dalë në Shangai, ku janë parë njerëz të grumbulluar në makina policie.

Studentët kanë demonstruar edhe në universitetet në Pekin dhe Nanjing.

Trazirat e fundit pasojnë një protestë në qytetin e largët veriperëndimor të Urumqi, ku rregullat e bllokimit u fajësuan pasi 10 njerëz vdiqën në një zjarr në një kullë.

Ndërsa autoritetet kineze mohojnë që kufizimet e Covid shkaktuan vdekjet, zyrtarët në Urumqi lëshuan një falje të pazakontë vonë të Premten dhe u zotuan të “rikthejnë rendin” duke hequr gradualisht kufizimet.

Gjatë protestës së së shtunës mbrëma në Shangai, njerëzit u dëgjuan duke bërtitur hapur parulla të tilla si “Xi Jinping, largohu” dhe “Partia komuniste, largohu”.

Disa mbanin pankarta të bardha bosh, ndërsa të tjerët ndezën qirinj dhe vendosën lule për viktimat në Urumqi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit