-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunohet gazetari i BBC në Kinë

Kryesoret

Prestigjiozja britanik BBC ka raportuar ditën e sotme se një gazetar i tyre korrespondent për raportimet nga Kina, Ed Lawrence u dhunua gjatë protestave të mbajtura në Shangai.

BBC u shpreh se ai u rrah me shkelma nga oficerët e policisë dhe më pas u vu në pranga.

Sipas qeverisë kineze, Lawrence nuk kishte paraqitur kartën e tij që tregon se është gazetar.

Pamjet e shpërndara gjerësisht në mediat sociale tregojnë disa oficerë policie që kapin gazetarin dhe e hedhin në tokë.

Klubi i Korrespondentëve të Huaj në Kinës u shpreh se ishin jashtëzakonisht të shqetësuar nga trajtimi që po u bëhet gazetarëve që mbulojnë protestën.

Klubi gjithashtu shtoi se sipas ligjit kinez, gazetarët e huaj kanë të drejtë për të raportuar në Kinë pa asnjë pengesë.

Qeveria kineze nuk i ka pranuar protestat dhe nuk është përgjigjur në ndonjë mënyrë formale.

Megjithatë, lajmet për protestat janë përhapur me shpejtësi nëpër mediat sociale kineze, pavarësisht censurës së madhe.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dënoi aktin e kryer nga policia kineze dhe shprehu shqetësimet në lidhje me rastin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit