-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situatë e tensionuar mes tifozëve të Goztepe dhe Altait, e pëson portieri

Kryesoret

Ndeshja për Kategorinë e Dytë të Turqisë mes skuadrës së Goztepe dhe Altai u ndërpre në minutën e 19-të të ndeshjes pasi tifozët e Altait gjuajtën me objekte ndaj tifozëve të skuadrës kundërshtare.

Situata u bë e dhunshme që në minutën e 19-të të ndeshjes.

Meqë kishte raportime për të lënduar, autoambulancat hynë në fushë për t’i transportuar të lënduarit.

Në atë moment një tifoz i Goztepe vrapoi nëpër fushë duke mbajtur flamurin e këndit dhe goditi në kokë portierin e Altait, Ozan Ozents.

Ai u dërgua në spital menjëherë pas kishte marrë lëndime.

Pas këtij rasti, arbitri i ndeshjes vendosi që në minutën e 22-të të ndeshjes të tërhiqte dy skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Pas 25 minutash diskutime ai shpalli ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes.

Portieri i Altait u plagos në kokë por nuk ishte në rrezik për jetën.

Policia bëri të mundur arrestimin e autorit të sulmit.

Ata gjithashtu arrestuan edhe një tifoz të Altait, i cili tentoi të hidhte fishekzjarrë ndaj tifozëve të skuadrës kundërshtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit