-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Beteja” për kryeqytetin/ Ilir Alimehmeti: Hyra për të fituar, do të bëj çdo gjë ndryshe nga Veliaj!

Kryesoret

Mjeku Ilir Alimehmeti do të garojë në Primare për bashkinë e Tiranës. Në një intervistë në Abc, Alimehmeti u shpreh se është i qartë për mbështetjen që ka dhe se nuk do të garonte nëse nuk do të ishte në dijeni të mbështetjes që ka.

Alimehmeti tha se ka një mbështetje shumë të gjerë, që arrin përtej anëtarësisë së Partisë Demokratike.

“E kuptoj shumë qartë se ku është pritshmëria e komunitetit. Jam shumë i qartë mbi çfarë baze mbështetjeje futem. Kam sondazhet e mia, po të kishin dalë në disfavor s’do të kandidoja”, u shpreh Alimehmeti.

Më tej Alimehmeti tha se ka hyrë në garë për të fituar. Sakaq ai tha se nëse nuk fiton do të mbështesë kandidatin fitues.

“Kam hyrë në garë për të fituar. Nëse nuk fitoj do të mbështes kandidatin fitues për datën 14 maj. Do të vazhdoj angazhimi politik. Po shkojmë me një frymë ekipi përballë së keqes”, tha Alimehmeti.

Alimehmeti tha se në rast se fiton primaret do të bëjë të kundërtën nga ajo çka po bën kryetari aktual i bashkisë, Erion Veliaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit