-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazeta greke: Athina ia ka bërë të qartë Shqipërisë dy kushtet

Kryesoret

Ministrja e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka dje u prit në Athinë nga homologu Nikos Dendias për të folur për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dosjet e vjetra.

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diskutimi ishte përgjithësisht pozitiv, veçanërisht për marrëdhëniet dypalëshe, anëtarësimin e Shqipërisë dhe ekonominë.

Pala shqiptare deri në korrikun e kaluar kishte një argument kyç të paktën deri kur ndryshoi presidenti, ishte e pamundur të procedohej me një marrëveshje për të dërguar çështjen e detit në Hagë.

Vlen të theksohet se nga pala greke i është komunikuar Shqipërisë me kompetencë dhe pa bujë se perspektiva europiane e Tiranës shkon, ndër të tjera, përmes zgjidhjes së mosmarrëveshjes konkrete, por edhe garantimi i minoritetit” shkruan gazeta.

Artikulli vijon më tej duke theksuar se “burime diplomatike bënë të ditur gjithashtu se është shqyrtuar perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të samitit të BE-së, që do të zhvillohet në Tiranë.

Nga pala shqiptare u njoftua për çështjen e ZEE-së se “në nivel politik u zhvillua një diskutim për çështjen e delimitimit të zonave detare, ku të dy shprehën përkushtimin për të ecur drejt një zgjidhjeje me përfitim reciprok”.

Sipas palës shqiptare, përtej çështjes dypalëshe, dy ministrat diskutuan për agresionin e paligjshëm rus ndaj Ukrainës dhe efektet e tij në rajon”.

Takimi mes dy ministrave ishte edhe një përgatitje për vizitën e ardhshme të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Shqipëri javën e ardhshme (6 dhe 7 dhjetor).

Mitsotakis do të jetë në Tiranë për samitin e BE-së, i cili është i pari që organizohet në territorin e një vendi të rajonit që është kandidat për anëtarësim në BE.

Mitsotakis pritet të ketë edhe kontakte dypalëshe në Tiranë, së pari me homologun e tij Edi Rama, Kryepeshkopin e Shqipërisë, Janullatos, ndërsa të mërkurën do të vizitojë qytete dhe fshatra ku jetojnë pjesëtarë të minoritetit grek.

Vizita e Mitsotakis në zonat ku jeton minoriteti grek është e dyta pas asaj që babai i tij si kryeministër zhvilloi në janar 1991 në Derviçjan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit