Një pasagjere ka mbetur e vdekur dhe katër u plagosën pasi një anije u godit nga një stuhi në fillim të kësaj jave në Antarktik.
Pasagjerët ishin nisur të martën mbrëma në një lundrim në Antarktik në bordin e anijes “Viking Polaris” kur u godit nga një stuhi ndërsa lundronte drejt Ushuaia në Argjentinë.
Stuhia shkaktoi një valë gjigante që theu disa xhama në anijen turistike dhe këto ranë mbi një grua ku si pasojë mbeti e vrarë.
Viking Cruises konfirmoi në një deklaratë të shtunën se anija ishte goditur nga një “valë mashtruese”, një lloj valë që Shërbimi Kombëtar i Oqeanit në SHBA e përshkruan si një dallgë më të madhe se dyfishi i madhësisë së valëve zakonisht.
Sipas agjencisë shtetërore argjentinase të lajmeve “Telam”, pasagjerja e cila ndërroi jetë ishte një grua amerikane e cila mori goditje nga një sipërfaqe xhami e cila u thye në mes të stuhisë.
Linja e lundrimit tha se po kryen hetime në lidhje me rastin.
Ata kanë njoftuar se kanë anuluar udhëtimin e radhës të “Viking Polaris” i cili ishte i planifikuar nga data 5 deri më 17 dhjetor.