-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngjarje e rëndë në Belgjikë, burri vret gruan shtatzënë dhe fëmijën e saj 5-vjeçar

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rajonin e Flanders në Belgjikë ku një 33-vjeçar ka vrarë gruan e tij shtatzënë dhe fëmijën 5-vjeçar.

Çifti ishte i martuar dhe prej kohësh jetonin në një banese me fëmijën 5-vjeçar të viktimës.

Sipas raportime burri është paraqitur vetë në komisariat në orën 6:30 të mëngjesit të së shtunës duke rrëfyer aktin e kryer.

Menjëherë në vendngjarje ka arritur policia dhe kanë gjetur dy trupa e pajetë në njërën nga dhomat e shtëpisë.

Në vend ndodhej edhe grupi mjekësor, i cili nuk mundi të bënte asgjë për ti shpëtuar pasi të dy viktimat kishin ndërruar jetë.

Zëvendësprokurorja, Bernadette Bayens u shpreh se nuk mund të fliste ende në lidhje për shkakun e vdekjes.

Nga ana tjetër kreu i policisë së zonës theksoi se nuk do të jepen detaje deri në përfundimin e hetimeve.

Autori i është nënshtruar menjëherë analizave të gjakut për të përcaktuar nëse ai ishte nën efektin e drogës apo alkoolit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit