-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bislimi: S’e bëj dot publike planin frako-gjerman

Kryesoret

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk mund ta bëjë publike përmbajtjen e planit franko-gjerman për arsye se kështu janë marrë vesh palët në dialog.

Kështu tha ai më 6 dhjetor para Komisionit për punë të jashtme dhe diasporë, ku raportoi për dialogun Kosovës-Serbi.

Ai tha se ka një dakordim mes propozuesve të planit [BE-së, Francës dhe Gjermanisë], dhe në anën tjetër të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që përmbajtja e tekstit të mbahet larg publikut në mënyrë që “diskutimi të jetë sa më konstruktiv”.

Plani i BE-së, i cili mbështetet nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, është pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse ka kohë që përflitet, për përmbajtjen e tij nuk ka informacione zyrtare.

I pyetur nga deputetët e komisionit se pse Kosova është pajtuar që ky proces të jetë kaq i mbyllur dhe me kaq pak informata për publikun, Bislimi tha se ka qenë kryeministri Kurti në takimin me ndërmjetësuesit ku është arritur ky dakordim, por se nuk ka pasur mundësi zgjedhje mes “opsionit të hapur ose opsionit të mbyllur”, ngase diskrecioni ka qenë kërkesë eksplicite në tavolinë.

Ai tha se edhe pse përmbajtja e të ashtuquajturit plani franko-gjerman nuk është bërë publike, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka lexuar atë, dhe ishte udhëzuar që përmbajtjen e tij ta ndante edhe me dy liderët tjerë të partive opozitare, të cilët nuk i kanë shkuar Kurtit në takim.

Pas takimit të 21 tetorit, Haradinaj kishte thënë se me Kurtin ka qenë përmbajtësor, por nuk i ishte përgjigjur gazetarëve nëse në takim ishte diskutuar për të ashtuquajturin plani franko-gjerman./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit