-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në veri Osmani: Bandat kriminale kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se situata në veri të Kosovës përshkallëzohet sepse “bandat kriminale”, që sipas saj financohen dhe përkrahen politikisht nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë për qëllim që ta “destabilizojnë tërë Kosovën”.

Këto komente ajo i bëri pasi të martën u raportuan disa incidente në komunat në veri të Kosovës.

“Rrjedhimisht, kanë për qëllim të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe të realizojnë kështu agjendat ruso-serbe. Ne duhet të bëjmë çmos që nëpërmjet institucioneve të sigurisë të Kosovës, të vendosim rend dhe ligj në çdo cep të vendit tonë, por edhe të mbrojmë jetën e secilit qytetarë tanë pavarësisht etnisë”, tha Osmani gjatë një konference për media në Tiranë, pas samitit të mbajtur midis liderëve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Më 6 dhjetor, Policia e Kosovës konfirmoi se kanë ndodhur disa incidente në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, në kohën kur policët po shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna me shumicë serbe.

Policia tha se dyshohet se kishte “shkrepje me armë dhe shpërthime”.

Osmani tha se institucionet janë në kontakt të vazhdueshëm me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë komune në Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.

Këto katër komuna me shumicë serbe kanë mbetur pa kryetarë , pasi zyrtarët e Listës Serbe u tërhoqën nga institucionet e Kosovës në nëntor, në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës lidhur me rirregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit