-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Në territorin e Kosovës s’do të ketë kurrë më policë e ushtarë të Serbisë

Kryesoret

Në lidhje me sulmin e ndodhur në veri të Kosovës ditën e djeshme dhe sot ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas saj plagosja e policit në Zveçan dëshmon se Serbia vazhdon të ketë një mendësi hegjemoniste.

Ajo gjithashtu u shpreh se Serbia ka kryer një veprim kundër rendin kushtetues e sovranitetit të vendit.

Përveç policit janë  sulmuar edhe gazetarë të cilët po shkonin drejt vendngjarjes për të raportuar në lidhje me plagosjen e policit.

Në lidhje edhe me këtë ka reaguar Osmani duke e konsideruar si një cenim flagrant për të drejtën e informimit të lirë.

Në fund të fjalës së saj ajo u shpreh se në territorin e Kosovës s’do të ketë kurrë më as policë e as ushtarë të Serbisë

Reagimi i plotë

Kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste. Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999.

Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe  kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë.

Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë.

Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit