Policia e Poliçanit ka arrestuar një 61-vjeçar me inicialet S.B. pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Nga ana tjetër policia e Beratit ka arrestuar një 21-vjeçar me inicialet H. K pasi ka përplasur me derën e makinës një person me inicialet Q. S., i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.
Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Prokuroria ka nisur procedimin në gjendje të lirë të 48-vjeçarit me iniciale L. Xh., 48 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Berat për veprime të mëtejshme.