-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bisedimet e G7, premtime për të forcuar ushtrinë ukrainase

Kryesoret

Grupi i Shtatë vendeve më të fuqishme të industrializuara (G7) siguroi sot se do të punojnë së bashku për të forcuar aftësitë ushtarake të Ukrainës duke u fokusuar në fazën e parë në sistemet kundërajrore.

Kështu thuhet në komunikatën e liderëve të G7 të publikuar nga Britania.

Udhëheqësit e shtatë vendeve theksuan gjithashtu se retorika e papërgjegjshme bërthamore e Rusisë ishte e papranueshme dhe se çdo përdorim i armëve kimike, biologjike ose bërthamore do të kishte pasoja të rënda.

“Ne do të vazhdojmë të koordinojmë përpjekjet për të përmbushur nevojat urgjente të Ukrainës për pajisje ushtarake dhe mbrojtëse”, shtohet në deklaratë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky duke folur përmes video lidhje me liderët e G7 bëri thirrje që t’i jepen vendit të tij tanke moderne, artileri, raketa dhe raketa me rreze të gjatë.

Ai gjithashtu kërkoi të ndihmonte Ukrainën të siguronte edhe dy miliardë gaz natyror.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha më herët se dërgimi i sistemeve specifike të armëve në Ukrainë nuk ishte në axhendën e bisedimeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit