-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin anuloi konferencën vjetore, Britania: Ka frikë nga reagimet e qytetareve

Kryesoret

Anulimi i konferencës vjetore të presidentit rus, Vladimir Putin, me gjasë është bërë pas rritjes së shqetësimeve në Kremlin lidhur me përhapjen e ndjenjës kundër luftës në Rusi.

Kështu tha inteligjenca britanike në përditësimin ditor sa i përket vlerësimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Konferenca vjetore – që është anuluar për herë të parë në dhjetë vjetët e fundit– ishte përdorur në të kaluarën si mundësi për të “demonstruar integritetin e supozuar” të Putinit, tha inteligjenca britanike.

Sipas Britanisë, zyrtarët në Kremlin ka të ngjarë që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm lidhur me mundësinë që çdo ngjarje ku merr pjesë Putini, mund të shndërrohet në diskutim për “operacionin e posaçëm ushtarak” të Rusisë në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se “ne shpresojmë që presidenti do të gjejë mundësi” për të biseduar me mediat.

Kremlini nuk ka dhënë asnjë arsye për anulimin e konferencës vjetore, që vjen në kohën e rritjes së pakënaqësisë në mesin e rusëve për vendimin e Putinit për ta pushtuar Ukrainën në fund të shkurtit./Rel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit