-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përballje spektakolare në Botëror! Messi-Modriç, mundësia e fundit për lavdi

Kryesoret

E gjithë bota mbrëmjen e sotme do i ketë sytë në stadiumin Lusail në Katar në përballjen e parë gjysmëfinale mes Kroacisë dhe Argjentinës, që brenda saj ka duelin Modriç-Messi. Rrugëtimi deri në gjysmëfinale ishte i vështirë për të dy ekipet, që hapin e fundit e hodhën duke kaluar përmes penalltive në çerekfinale.

Dy skuadrat janë takuar pesë herë në të kaluarën dhe kanë nga dy fitore dhe një barazim. Në nivelin e Kupës së Botës ato janë përballur dy herë, të dyja në fazën e grupeve. Në vitin 1998 Argjentina fitoi 1-0 dhe në 2018 Kroacia fitoi 3-0.

Albiceleste kanë fituar të katër gjysmëfinalet e Kupës së Botës që ka luajtur deri më tani (1930, 1986, 1990, 2014) dhe po kërkojnë të arrijnë në finale për të fituar Kupën e Botës të tretë pas 1978 dhe 1986 dhe të parën nga Lionel Messi.

Finalistja e vitit 2018, Kroacia, dëshiron të bëhet vetëm vendi i katërt evropian që arrin në finalet e Kupës së Botës radhazi, pas Italisë (1934, 1938), Holandës (1974, 1978) dhe Gjermanisë (1982, 1986, 1990). Drejtësinë do ta vendosë italiani Daniele Orsato.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit