Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Një i ri, Aurel Latifi nga fshati Mollas, i sapo kthyer nga Franca u ka vënë flakën ambienteve të jashtme të komisariatit.
Ende nuk dihet shkaku që i ka vendosur zjarrin dritares së ankesave të qytetarëve që shërben dhe si zyrë informacioni.
Brenda ishin dy policë që kanë dalë me shpejtësi. Më pas është ndërhyrë duke fikur flakët.
Personi që i ka vënë zjarrin është shoqëruar në komisariat.