-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Festë e çmendur në Buenos Aires, shikoni çfarë ndodh pas triumfit të Argjentinës në Katar

Kryesoret

Sa shumë emocione të përjetuara këtë të diel të 18 dhjetorit. Mijëra njerëz kishin mbushur sheshin kryesor në Buenos Aires për të ndjekur finalen e madhe të Kupës së Botës Katar 2022, aty ku Lionel Mesi me shokë ia dolën të triumfojnë dhe të rikthejnë trofeun në Argjentinë pas plot 36 vitesh, që nga koha e legjendës Maradona.

Finalja e “Lusail Stadium” prodhoi më shumë se 120 minuta dramatike dhe në fund gjithçka u vendos nga penalltitë, teksa pas gjuajtjes së saktë të Montiel, ankthi u shndërrua në festë e lot gëzimi te argjentinasit që kishin mbushur sheshin.

Momente me të vërtetë speciale, të cilat janë duke bërë xhiron e rrjetit. Për më tepër shikoni videon e festës madhështore në kryeqytetin argjentinas pas triumfit të kombëtares “albiçeleste”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit