“Mish për top” kanë mbetur pesë Njësi të policisë së Kosovës në pikën kufitarë Kosovë – Serbi në Jarinjë. Të lodhur nga kequshqyerja e pagjumësia, ata çdo ditë janë në ballë të ekspozimit të grupeve kriminale serbë.
Një mësymje ndaj tyre do të prodhonte pasoja fatale sepse nuk do të kishte kush që t’u dalë në ndihmë. Pos armëve të gjata patrulluese dhe atyre të brezit nuk kanë asgjë tjetër më veti. Tash e 12 ditë, ata kanë mbetur të ngujuar ngase vendosja e barrikadave ua pamundëson lëvizjen.
Periskopi ka marrë informacione të mirë informuara se ky grupacion i policisë së Kosovës tashmë ndodhet edhe para një kërcënimi serioze të urisë. Krejt shpresat që të futën në vendbanimin më shqiptarë i kanë nga KFOR-i, ndërsa serbët lokalë akoma nuk kanë pasur ndonjë përplasje më ta.
Ndryshe këto njësite të policisë janë dy ditë më herët atje, para ngritjes së barrikadave më 10 dhjetor në këtë pjesë të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç.
Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret që KFOR-i t’i largojë këto barrikada, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se pret që barrikadat të hiqen nga personat që i kanë ngritur ato./Express/