-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Argjentinë/ Dolën të prisnin heronjtë e tyre, u vodhën gomat e makinave

Kryesoret

Pushtimi i Kupës së Botës nga Messi dhe shoqëria e tij nxori në rrugë miliona argjentinas të cilët mëngjesin e së martës pritën heronjtë e Katarit.

Për shkak të turmës, disa rrugë u mbyllën dhe tifozët  parkuan makinat për të parë nga afër lojtarët triumfues.

Kur parada e Albiceleste mbaroi dhe tifozët u kthyen për të marrë automjetet e tyre ata u habitën pasi gomat e makinave mungonin.

Sipas Diario Olé në kohën e pritjes së kampionëve të botës, gomat e më shumë se 20 makinave të parkuara në autostradën Ricchierise pranë qendrës stërvitore të ekipit u vodhën.

“Ata i lanë makinat për të ecur te Ezeiza dhe për të inkurajuar Kombëtaren… U vodhën rrotat”, dëgjohet të thotë një grua në video, duke treguar makina të ndryshme që u kishin vjedhur një ose dy rrota.

Siç shihet edhe në video, objektivi i hajdutëve kanë qenë gomat modeleve të reja të makinave, ndërsa pronarët e makinave të vjetra janë kursyer.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit