-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e 17-të e barrikadave në veri të Kosovës, pritet KFOR-i për heqjen e tyre

Kryesoret

Pas një takimi të Këshillit të Sigurisë të Kosovës, të mbajtur të hënën Zyra e Kryeministrit, Albin Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës është ende “në pritje të veprimeve nga KFOR-i” për heqjen e barrikadave.

Kurti ka mbajtur takim me Këshillin e Sigurisë të Kosovës lidhur me situatën në veri.

Situatë e cila vijon në ditën e 17-të që nga ngritja e barrikadave në atë pjesë.

Barrikadat u ngritën në shenjë proteste nga disa serbë lokalë pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç i cili është i akuzuar për sulmin në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në njoftimin për media thuhet se gjatë këtyre 17 ditëve, Qeveria e Kosovës ka pasur komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in dhe përsëritet se edhe pse policia kosovare i ka të gjitha kapacitetet dhe gatishmërinë për të vepruar.

Qeveria është në pritje të KFOR-it.

Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, këto dy pika janë mbyllur për qarkullim.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se nëse KFOR-i nuk vepron, Kosova do t’i heq barrikadat.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç përmes një videoje të publikuar në Instagram ka komentuar ndalimin e hyrjes në Kosovë të patriarkut serb Porfirije, duke thënë se do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb “pas armatosjes së shqiptarëve dhe ngritjes së gatishmërisë ushtarake”.

Vuçiq ka thënë se Serbia po bën çmos për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin.

Lidhur me ndalimin e hyrjes së Patriarkut Porfiri në Kosovë, Vuçiq ka theksuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në histori.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit