-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pa patentë dhe me emigrantë drejt kufirit, kapet 29-vjeçari në Pogradec

Kryesoret

Një 29-vjeçar në Pogradec ka rënë në prangat e policisë këtë të shtunë. Ai po drejtonte makinën pa patentë dhe po transportonte drejt kufiri 2 emigrantë të paligjshëm.

Policia ka bërë me dije se drejtuesi i mjetit tip Fiat nuk i është bindur policisë dhe nuk ka ndaluar, por më pas është kapur nga policia e Librazhdit.

– D. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar në dalje të qytetit të Pogradecit, automjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin D. Gj., të cilit i kanë bërë shenjë që të ndalonte, pasi kishin dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi. Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje dhe më pas u bë i mundur ndalimi i tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve shtetasi D. Gj., kundrejt fitimit, iu kishte premtuar transportimin drejt vendeve të BE-së.
“- ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit