-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla takon policët në Mitrovicë: Do të vazhdojmë punën tonë me përkushtim të plotë

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ndërrimin e viteve e ka pritur në pikën e kontrollit policor në Urën e Bistricës, bashkë me zyrtarët policor që ishin në detyrë dhe me ministrin Liburn Aliu.
Ai për mes një postimi në Facebook ka shkruar se para kësaj vizite në Bistricë, u mblodhën në Mitrovicë me pjesëtarët e të gjitha njësiteve që ishin në detyrë për të festuar vitin e ri, ndërsa vazhduan vizitat edhe në stacionet policore në Jasenovik, Koshtovë dhe Stacionin e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit në Jarinjë.

“Ndjehem jashtëzakonisht i lumtur që përmbyllëm një vit me suksese të shumta ndonëse të sfiduar jo rrallë herë. Do të vazhdojmë punën e angazhimin tonë me vullnet e përkushtim për të kryer me nder e profesionalizëm misionin tonë të përbashkët që kemi për Republikën dhe për qytetarët tanë”, ka shkruar Sveçla.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit