-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sali Berisha: Dy fjalë për ndjesën e Ramës

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha shprehet se ndjesa që kërkoi Edi Rama natën e Vitit të Ri nëse nuk shoqërohet me pengesë është thjeshtë fasadë.

Kryeministri kërkoi ndjesë për atë që nuk kishte bërë, por rivali i tij politik thotë se Edi Rama i ka vjedhur dhe mashtruar cdo ditë shqiptarët prandaj e pret revolucioni demokratik.

“Miq, ndjesa eshte virtyt njerezor dhe hyjnor i njeriut te qyteteruar. Por ndjesa pa pendese eshte fasade, eshte mekate i rende.

Te kerkosh ndjese pa pendese eshte njelloj sikur djalli te perpiqet te gjeje strehe ne librat e shenjte!

Kjo lloj ndjese ka ne baze instinktin e pudorit (turpit) te cilin e kane ne nje mase te caktuar edhe kafshet.

Ndjesa pa pendese eshte kallp ndjese dhe nuk buron nga ndergjegjia e vrare e njeriut per vepren e keqe qe ka kryer.

E tille ishte ndjesa e Edi Rames naten e Vitit te Ri. Pra ajo ishte dhe mashtrimi i tij i fundit pasi vjedhja e tij vazhdoi edhe naten e Vitit te Ri.

Ka tipa, thoshte ish presidenti i Frances Fransua Mitterand, qe pasurohen edhe duke fjetur. Nje tip i till eshte Edi Rama qe vjedh edhe duke fjetur pasi gjemite e kontrabandes, parate e djegsave fryjne panderprere çdo minute kuleten dhe kontot e tij.

Prandaj dhe ndjesa e tij ngjan me gjahtarin e Çehovit, i cili vrau gjate gjahut nje njeri ne pyll dhe pasi i kontrolloi xhepat i gjeti nje kuti me cironka. Hape ti hame, – i tha shoku. Ndjese, – iu pergjigj gjahtari vrases, keto nuk po i hame se jemi ne kreshpe.

Edhe Rama nuk kerkoi ndjese te vertet per te zezat qe iu ka bere shqiptareve sepse ne ndergjegjen e tij pendesa si e tille nuk ekziston.

Duke perfunduar i them Edi Rames nese i ka ngelur nje nanogram ndergjegjie njerezore ne ndonje skute te erret te psiqikes, ti kerkoje te falur shqiptareve se:

i ka vjedhur çdo dite

i ka mashtruar çdo dite

i ka perzene nga vendi i tyre cdo dite dhe me shume se cdo lufte civile.

Dhe Ik…!

Perndryshe Revolucioni Demokratik do ta hedhe kete vit aty ku e meriton, ne honet e turpit te historisë” shprehet ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit