Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e depozituar nga deputetët e Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe Bledion Nallbati disa javë më parë për shfuqizimin e Bordit të përcaktimit të çmimit të produkteve ushqimore.
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim padinë e opozitës që kërkon shkrirjen e strukturës, të ashtuquajtur ‘bordi i transparencës’, e cila vendos çmimet e produkteve ushqimore.
Deputeti Sula shprehet se më 31 Janar, Gjykata Kushtetuese vendos nëse është në anën e qytetarëve apo të grosistëve.
Kushtetuesja pranon padinë e PD-së kundër bordit për ushqimet
“Më 31 Janar, Gjykata Kushtetuese vendos nëse është në anën e qytetarëve apo të grosistëve!
📍Jam i lumtur që reagimin tim të parë publik ta bëj për të informuar qytetarët që Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e bërë nga ne, një grup deputetësh për heqjen e Bordit të Çmimeve të ushqimeve dhe më 31 Janar pritet një vendim.
📍Bordi i Transparencës në përbërjen e vetë ka vetëm përfaqësues nga biznesmenët dhe nga qeveritarët. Nuk ka asnjë përfaqësues nga qytetarët e thjeshtë. Ajo strukturë është e kundraligjshme dhe nuk mbron interesin e qytetarëve.
Apeloj dhe uroj që Kushtetuesja, çdo anëtar i saj të qëndrojë në lartësinë e betimit që ka bërë para se të shkonte në atë detyrë. Të mbrojnë kushtetutën dhe interesin e qytetarëve.
🔴Ndërkohë dua të ndaj një shqetësim që kam ndaj Gjykatës Kushtetuese.
📌Më datë 6 Shtator bashkë me kolegen Dhurata Çupi depozituam ne gjykatë padinë ndaj Bordit për çmimin e naftës.
Ndërsa rreth 2 javë më pas me kolegun Bledion Nallbati depozituam padinë për Bordin e çmimeve të ushqimeve. Pra fillimisht ankimuam vendimin e qeverisë për çmimin e naftës dhe më pas për ushqimet.
Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim dhe do vendos nëse do vijoj apo jo punën Bordi i Çmimeve të ushqimeve.
Ndërkohë për bordin e çmimit të naftes që u godit më herët nuk ka asnjë shenjë reagimi. Uroj që pas kesaj të mos qëndrojë ndonjë influencë e errët nga ata që njihen si oligarkët e “arit të zi” shkruan ai.