Një familje shqiptare është sulmuar nga një grup tunizianësh në derën e shtëpisë së tyre.
Sipas mediave italiane 5 persona, të gjithë me origjinë tuniziane dhe me hanxharë e thika në duar kanë shkuar në dyert e familjes shqiptare një ditë më parë.
Në vendngjarje, pak pas orës 16.30, kanë mbërritur makinat e policisë, ekipet e repartit të reagimit emergjent, karabinierët dhe efektivët e policisë, por tunizianët ishin arratisur.
Deri më tani nuk raportohet për të plagosur. Por policia nisi hetimet për rastin.