Prej datës 2 Janar ka nisur shpërndarja e lekëve për kategoritë që qeveria vendosi të miratojë fondin e ashtuquajtur “pako e madhe” ku përfitojnë rreth 1 milion qytetarë. Fondi është 8 miliardë lekë. Fondi cash në dorë do të shpërndahet vetëm për muajin janar.
Në fletoren zyrtare thuhet se shpërblimet duhet të tërhiqen brenda 36 muajve përndryshe do të qëndrojnë në buxhetin e shtetit. Administrimi i fondeve buxhetore të shpërblimit të pensionistëve, caktimi i shpërblimit për çdo përfitues dhe pagesa realizohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë, sipas të njëjtave procedura që zbatohen për administrimin e fondit të sigurimeve shoqërore.
Pensionistët, personat me aftësi të kufizuar dhe familjet me ndihmë ekonomike përfitojnë nga 8000 lekë. Administrata duhet ta marrë fondin brenda datës 10 janar. Administrata, infermierët, mjekët, mësuesit, policët, zjarrfikësit do të marrin në varësi të pagës ku nën 60 mijë lekë do të përfitojnë 20 mijë lekë bonues dhe punonjësit me pagë bruto mbi 60 mijë lekë përfitojnë 10 mijë lekë.
Kategoria dhe sa fitojnë;
Fondi për pakon e qeverisë 8 miliardë
Gratë kryefamiljare 20 mijë lekë
Administrata (me pagë bruto nën 60 mijë lekë) 20 mijë lekë
Administrata (me pagë bruto mbi 60 mijë lekë) 10 mijë lekë
Pensionistët 8 mijë lekë
Personat me aftësi të kufizuara 8 mijë lekë
Invalidët 8 mijë lekë
Personat me ndihmë ekonomike 8 mijë lekë