Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin Bajram Begaj. Rreth orës 09:30 kreu i ekzekutivit ngjiti shkallët e Presidencës. Takimi zgjati rreth 45 minuta.
Qëllimi i vizitës nuk dihet specifikisht, por referuar zhvillimeve të fundit nuk përjashtohet fakti që të lidhet me SHISH-in pas largimit të Helidon Bendos apo çështjes së detit me Greqinë.
Për të çuar dosjen në Hagë, duhet që kreu i shtetit të japë autorizimin. Më parë autorizimi, sipas mediave greke ishte mbajtur peng nga Ilir Meta, ndërsa me ardhjen e Begajt theksuan se rruga u hap.
Pak ditë më parë në Tiranë ishte ministri i Jashtëm Dendias që kërkoi kopsitjen e dosjes për ta dërguar në Hagë.