Policia e Lezhës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, pasi ka ndalur një makinë, në të cilën ndodhej një arsenal i tërë armësh ushtarake.
Mësohet se pas informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Lezhës, ka ndaluar mjetin e drejtuar nga 35-vjeçari Antonio Leka.
Në mjetin e drejtuar nga 35-vjeçari është gjetur një çantë ku brenda saj ndodheshin plumba dhe blindëshpues.
Ndërkohë që vetë 35-vjeçari ka qenë i veshur me rroba ushtarake dhe antipulumb. Burime jozyrtare bëjnë me dije se nëna e 35-vjeçarit të arrestuar mban gardë të lartë në ushtri.
Ndërkohë që policia ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare.
Plumbi në “gojë”! Kapet “ushtaraku” me antiplumb, kush ishte në shënjestër?